Skip to content

ADGF zyrtarisht anëtare e AECM

Lisbonë, 21 Maj 2026

Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) u pranua zyrtarisht si anëtare e AECM – European Association of Guarantee Institutions, pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme e AECM, e zhvilluar në kuadër të eventit vjetor në Lisbonë.

Ky anëtarësim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin institucional të ADGF dhe në forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane të garancisë. Përmes këtij rrjeti, ADGF do të ketë mundësi të shkëmbejë eksperienca, të mësojë nga praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të kontribuojë në diskutimet mbi rolin e skemave të garancisë në përmirësimin e aksesit në financë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

AECM bashkon institucionet kryesore të garancisë në Evropë, të cilat kanë si mision mbështetjen e bizneseve, nxitjen e sipërmarrjes dhe forcimin e përfshirjes financiare. Duke u bërë pjesë e këtij komuniteti, ADGF forcon më tej pozicionin e saj si një institucion i rëndësishëm në mbështetje të financimit të NMVM-ve në Shqipëri.

Anëtarësimi në AECM krijon gjithashtu mundësi të reja për bashkëpunim, shkëmbim njohurish dhe përfshirje në iniciativa të përbashkëta në nivel evropian. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur instrumentet e garancisë po marrin një rol gjithnjë e më të madh në mbështetjen e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë së bizneseve dhe zhvillimit të sektorit privat.

ADGF falënderon AECM për mikpritjen e ngrohtë dhe besimin, si dhe shpreh angazhimin për të qenë një anëtare aktive e këtij rrjeti, duke kontribuar në forcimin e rolit të institucioneve të garancisë në mbështetje të bizneseve.

Përmes anëtarësimit të ADGF, edhe Shqipëria tashmë bëhet pjesë e komunitetit evropian të institucioneve të garancisë.

Gertjana Drita

Drejtore Ekzekutive

Gertjana iu bashkua ADGF-së në fillim të vitit 2020 dhe aktualisht mban pozicionin e Drejtores Ekzekutive të fondacionit.
Ajo vjen me një eksperiencë prej më shumë se 15 vitesh në sektorin bankar, duke mbajtur pozicione drejtuese në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentin e Biznesit SME.
Gertjana është diplomuar për Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi.

Laureta Domi

Menaxhere e Garancive

Laureta iu bashkua ADGF në fillim të vitit 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Menaxheres së Garancive në fondacion.
Ajo është Menaxhere e Lartë Finance dhe Banke me eksperiencë prej 19 vitesh në ndërtim ekipi, udhëheqje, efektivitet në shitje, eksperiencë me klientët dhe menaxhim portofoli.
Laureta ka diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në Menaxhim nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës si dhe një Diplomë Master në Financë dhe Bankë nga Instituti Universitaire Kort Bosch, në Zvicër, si dhe shumë kurse dhe trajnime të çertifikuara. Ajo gjithashtu është lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu.

Ermir Çoba

Menaxher Portofoli Agro & RE

Ermiri iu bashkua ADGF-së në Maj të vitit 2022 dhe është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të garancive Agro dhe Energji Eficense/Rinovueshme.
Ai ka një eksperiencë prej rreth 15 vitesh në sistemin bankar dhe mikrofinancës, duke mbajtur pozicione të ndryshme, të lidhura me analizën financiare të kredive, raportimin dhe vlerësimin e riskut.
Ermiri është diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe mban gjithashtu edhe disa certifikime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit, manaxhimin e riskut, analizën financiare, kreditimin në bujqësi etj.

Aurela Tomini

Menaxhere Portofoli

Aurela iu bashkua ADGF në Nëntor 2025 si Menaxhere Portofoli. Ajo është një profesioniste me përvojë në sektorin bankar, me dy dekada në industrinë financiare, duke mbajtur role të ndryshme në shitje, menaxhim risku dhe zhvillim produktesh.
Aurela ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku mori diplomën Bachelor në Agro-Biznes në vitin 2005. Gjatë karrierës, ajo ka ndjekur edhe një sërë trajnimesh profesionale, të cilat kanë forcuar më tej njohuritë e saj në operacionet bankare, proceset e kreditimit dhe analizën financiare.

 

Besiana Lika

Menaxhere e Financës & Riskut

Besiana iu bashkua ADGF-së në vitin 2016 dhe është përgjegjëse për menaxhimin e financave dhe aspekteve të riskut të fondacionit. Gjithashtu, shërben si Sekretare e Bordit të Drejtorëve.
Ajo ka eksperiencë në fushën e financës, kontabilitetit, riskut dhe analizës së biznesit
Besiana u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë dhe Kontabilitet në vitin 2012 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2014, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Që prej diplomimit, njëkohësisht ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij fakulteti.

Stelina Shefqeti

Oficere Finance & Administrimi

Stelina iu bashkua ADGF-së në vitin 2021 dhe është përgjegjëse për aktivitetet fnanciare dhe administrative të fondacionit.
Stelina u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë në vitin 2020 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2022 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale të lidhura kryesisht me kontabiliten, analizën financiare dhe modelimin financiar.