Skip to content

Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim rinovojnë partneritetin e tyre për të mbështetur rritjen e qëndrueshme të biznesit

Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) kanë rinovuar partneritetin e tyre përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje të re në kuadër të Mekanizmit të Garancisë KfW të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për forcimin e ekosistemit sipërmarrës në Shqipëri dhe mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME).

Marrëveshja e rinovuar përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë midis dy institucioneve dhe pasqyron objektivin e tyre të përbashkët për të përmirësuar aksesin në financë për bizneset e qëndrueshme në të gjithë vendin. Përmes mekanizmit të ndarjes së riskut KfW të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vazhdojë të zgjerojë mundësitë e financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke u mundësuar atyre të investojnë, të sjellin risi, të rriten dhe të krijojnë vende të reja pune, duke ruajtur një qasje të qëndrueshme ndaj huadhënies.

Mekanizmi i Garancisë KfW i BE-së për Ballkanin Perëndimor është krijuar për të rritur qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me vëmendje të veçantë tek bizneset që operojnë në zonat rurale, sektorin e prodhimit dhe tek sipërmarrjet e reja (start-up). Duke lehtësuar aksesin në financim, kjo nismë mbështet sipërmarrjen, nxit investimet dhe inovacionin si dhe dhe kontribuon në ndërtimin e një ekonomie shqiptare më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Rinovimi i këtij partneriteti pasqyron angazhimin afatgjatë të Intesa Sanpaolo Bank Albania për të mbështetur ekonominë reale dhe për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Mbështetja e bizneseve, promovimi i përfshirjes financiare, nxitja e inovacionit dhe lehtësimi i investimeve janë në qendër të misionit të Bankës për të krijuar vlerë afatgjatë për klientët, komunitetin dhe vendin.

Z. Giuseppe Giampietro, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, u shpreh:

“Në Intesa Sanpaolo Bank Albania, mbështetja e sipërmarrësve dhe bizneseve është në qendër të misionit tonë. Rinovimi i partneritetit me Fondacionin Shqiptar të Garancive për Zhvillim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e aksesit në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat janë një shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Përmes Mekanizmit të Garancisë KfW të BE-së për Ballkanin Perëndimor, ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë bizneseve mbështetjen financiare që u nevojitet për të investuar, për të inovuar, për të forcuar konkurrueshmërinë dhe për të krijuar vende të reja pune. Së bashku me partnerët tanë, mbetemi të përkushtuar për të nxitur rritjen e qëndrueshme dhe për të kontribuar në ndërtimin e një ekonomie shqiptare më të fortë dhe më rezistente.”

Znj. Gertjana Drita, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Fondacionit Shqiptar të Garancive për Zhvillim, u shpreh:

“Rinovimi i partneritetit tonë me Intesa Sanpaolo Bank Albania shënon një hap tjetër të rëndësishëm në misionin e ADGF-së për të përmirësuar aksesin në financim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare. Duke kombinuar kapacitetin e huadhënies së Bankës me mekanizmin e garancisë së ADGF-së në kuadër të Mekanizmit të Garancisë KfW të BE-së për Ballkanin Perëndimor, synojmë të ndihmojmë bizneset me potencial të kapërcejnë kufizimet që lidhen me kolateralin, të investojnë në rritjen dhe konkurrueshmërinë e tyre, si dhe të krijojnë vende të reja pune. Ne e vlerësojmë lart bashkëpunimin tonë shumëvjeçar me Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe presim me kënaqësi ta zgjerojmë më tej ndikimin e përbashkët në mbështetje të sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Shqipërinë.”

Edvin Myftiu

Menaxher Risku

Edvini drejton menaxhimin e riskut në ADGF si Menaxher i Riskut, detyrë të cilën e mori në Qershor 2026.
Bankier me përvojë prej mbi 23 vitesh në sektorin financiar shqiptar, ai e ka ndërtuar karrierën në kredidhënie dhe në role drejtuese në degë, rajon e distrikt, në shitjet e rrjetit dhe në bankingun për mikro e ndërmarrjet e vogla. Kjo përvojë e drejtpërdrejtë në terren e udhëheq qasjen e tij në ADGF — të menaxhojë riskun me disiplinë, duke e mbajtur portofolin e garancive të Fondacionit në shërbim të MSME-ve shqiptare.
Edvini është diplomuar për Agro-Biznes nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në vitin 2001 dhe gjatë karrierës së tij profesionale ka kryer trajnime dhe certifikime të ndryshme.

Gertjana Drita

Drejtore Ekzekutive

Gertjana iu bashkua ADGF-së në fillim të vitit 2020 dhe aktualisht mban pozicionin e Drejtores Ekzekutive të fondacionit.
Ajo vjen me një eksperiencë prej më shumë se 15 vitesh në sektorin bankar, duke mbajtur pozicione drejtuese në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentin e Biznesit SME.
Gertjana është diplomuar për Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi.

Laureta Domi

Menaxhere e Garancive

Laureta iu bashkua ADGF në fillim të vitit 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Menaxheres së Garancive në fondacion.
Ajo është Menaxhere e Lartë Finance dhe Banke me eksperiencë prej 19 vitesh në ndërtim ekipi, udhëheqje, efektivitet në shitje, eksperiencë me klientët dhe menaxhim portofoli.
Laureta ka diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në Menaxhim nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës si dhe një Diplomë Master në Financë dhe Bankë nga Instituti Universitaire Kort Bosch, në Zvicër, si dhe shumë kurse dhe trajnime të çertifikuara. Ajo gjithashtu është lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu.

Ermir Çoba

Menaxher Portofoli Agro & RE

Ermiri iu bashkua ADGF-së në Maj të vitit 2022 dhe është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të garancive Agro dhe Energji Eficense/Rinovueshme.
Ai ka një eksperiencë prej rreth 15 vitesh në sistemin bankar dhe mikrofinancës, duke mbajtur pozicione të ndryshme, të lidhura me analizën financiare të kredive, raportimin dhe vlerësimin e riskut.
Ermiri është diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe mban gjithashtu edhe disa certifikime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit, manaxhimin e riskut, analizën financiare, kreditimin në bujqësi etj.

Aurela Tomini

Menaxhere Portofoli

Aurela iu bashkua ADGF në Nëntor 2025 si Menaxhere Portofoli. Ajo është një profesioniste me përvojë në sektorin bankar, me dy dekada në industrinë financiare, duke mbajtur role të ndryshme në shitje, menaxhim risku dhe zhvillim produktesh.
Aurela ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku mori diplomën Bachelor në Agro-Biznes në vitin 2005. Gjatë karrierës, ajo ka ndjekur edhe një sërë trajnimesh profesionale, të cilat kanë forcuar më tej njohuritë e saj në operacionet bankare, proceset e kreditimit dhe analizën financiare.

 

Besiana Lika

Menaxhere e Financës

Besiana iu bashkua ADGF-së në vitin 2016 dhe është përgjegjëse për menaxhimin e financave të fondacionit. Gjithashtu, shërben si Sekretare e Bordit të Drejtorëve.
Ajo ka eksperiencë në fushën e financës, kontabilitetit, riskut dhe analizës së biznesit.
Besiana u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë dhe Kontabilitet në vitin 2012 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2014, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Që prej diplomimit, njëkohësisht ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij fakulteti.

Stelina Shefqeti

Oficere Finance & Administrimi

Stelina iu bashkua ADGF-së në vitin 2021 dhe është përgjegjëse për aktivitetet fnanciare dhe administrative të fondacionit.
Stelina u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë në vitin 2020 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2022 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale të lidhura kryesisht me kontabiliten, analizën financiare dhe modelimin financiar.