Skip to content
Albanian Development Guarantee Foundation
Sigurimi i qasjes në financim, me qëllim zgjerimin e shërbimeve financiare në një segment pak të shërbyer të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në të gjithë sektorët e ekonomisë, për shkak të mungesës ose pamjaftueshmërisë së kolateralit.
Albanian Development Guarantee Foundation
Inkurajimi i bankave dhe institucioneve financiare jo-banka të ofrojnë shërbime financiare në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Albanian Development Guarantee Foundation
Ofrimi i garancive që gjenerojnë financime që nuk do të ndodhnin ndryshe, duke siguruar një ndikim të vërtetë ekonomik.
Kredi të Garantuara
+ 190000001
Garanci të Akumuluara
+ 110000000
Kredi të Dhëna
+ 25000

RRETH NESH

Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) u krijua në Korrik 2015, bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ideja u konceptua si pjesë e kornizës së Bashkimit Evropian (BE) për IPA për të financuar një program “Programi për Garancinë e Kredisë Rurale” në Shqipëri me qëllim rritjen e të ardhurave familjare në zonat rurale të Shqipërisë. Aktivitetet u bashkëfinancuan nga BE dhe Qeveria e Shqipërisë për një vlerë totale prej 5.5 milion Euro, nga të cilat 5 milion Euro ishin nga BE dhe 0.5 milion Euro ishin nga Qeveria e Shqipërisë. Projekti fillestar, i cili nisi në Nëntor 2014 dhe vazhdoi deri në Mars 2016, u implementua nga KfW, Banka Gjermane për Zhvillim.

Kapitali i Fondacionit u rrit përmes kontributeve shtesë prej 30 milion Euro (në 2018), 6.8 milion Euro (në 2020) dhe 6 milion Euro (në 2021) nga Qeveria Gjermane përmes KfW, e cila vazhdon të mbështesë Fondacionin përmes asistencës teknike.

DRITARET E GARANCIVE

Ne ofrojmë programe financiare të synuara për të fuqizuar biznesin tuaj në çdo fazë.

Dritarja e Rregullt

I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që nuk kanë ose kanë kolateral të pamjaftueshëm për t’u financuar nga institucionet financiare.

Dritarja e Gjelbër

I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që nuk kanë ose kanë kolateral të pamjaftueshëm për t’u financuar nga institucionet financiare.

Dritarja Covid

I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të cilat u prekën nga pandemia Covid-19 ose nga masat kufizuese të lidhura me të (mbyllur në fund të vitit 2022).

Dritarja Start-UP

I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme me më pak se 24 muaj aktivitet.

EVENTE

Një dekadë partneriteti dhe mirënjohjeje – ADGF falënderon institucionet financiare partnere

Në kuadër të 10-vjetorit të themelimit, Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) festoj një dekadë bashkëpunimi të

Fjala përshëndetëse e Drejtoreshës Ekzekutive, znj. Gertjana Drita në ceremoninë e 10-vjetorit të ADGF

Në dhjetëvjetorin e themelimit të Fondacionit Shqiptar të Garancive për Zhvillim (ADGF), Drejtoresha Ekzekutive, znj. Gertjana Drita, theksoi

Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim – ADGF feston 10-vjetorin e themelimit me një mbrëmje mirënjohjeje dhe partneriteti

Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim – ADGF festoi 10-vjetorin e tij, duke shënuar një dekadë bashkëpunimi, ndikimi

DONATORËT

PARTNERËT