Tiranë, 5 qershor 2026 – ADGF Forcon Mbështetjen për Sektorin e Mikrofinancës përmes Partneritetit me ASF – Agro Social Fund
Fondacioni Shqiptar i Garancisë për Zhvillim (ADGF) dhe ASF – Agro Social Fund kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi në kuadër të programit “EU Western Balkans Guarantee duke zgjeruar aksesin në financim për sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) në Shqipëri.
Marrëveshja u nënshkrua nga Znj. Gertjana Drita, Drejtoreshë Ekzekutive e ADGF, dhe Znj. Rozana Orozi, Drejtoreshë Ekzekutive e ASF – Agro Social Fund, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët të të dy institucioneve për të mbështetur zhvillimin e sipërmarrjes dhe përfshirjen financiare në vend.
Kjo shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit të sektorit të mikrofinancës në mbështetje të zhvillimit ekonomik, duke mundësuar përdorimin e instrumenteve të garancisë të mbështetura nga Bashkimi Europian për të rritur kapacitetin kreditues dhe për të lehtësuar financimin e bizneseve që hasin vështirësi në sigurimin e kolateralit të nevojshëm.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ASF – Agro Social Fund do të integrojë mekanizmin e garancisë në aktivitetin e tij financiar, duke krijuar më shumë mundësi për financimin e sipërmarrjeve, investimeve produktive dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, veçanërisht në zonat ku nevojat për financim mbeten të larta.
Programi “EU Western Balkans Guarantee”, i mbështetur nga Bashkimi Europian, synon të përmirësojë aksesin në financim për bizneset në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nxitur investimet, krijimin e vendeve të punës dhe afrimin e ekonomive të rajonit me standardet europiane.
Kjo marrëveshje përforcon angazhimin e ADGF për të bashkëpunuar me institucionet financiare dhe ato të mikrofinancës, me qëllim ndërtimin e një ekosistemi financiar më gjithëpërfshirës, më të qëndrueshëm dhe më mbështetës për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.








