Skip to content

Pozicion i lirë pune – Specialist i Përputhshmërisë dhe Raportimit

Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF)
Tiranë | Me kohë të plotë

Specialisti i Përputhshmërisë dhe Raportimit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e aktiviteteve të institucionit që lidhen me përputhshmërinë, raportimin dhe monitorimin e riskut. Roli kërkon bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Riskut, ekipin e brendshëm, institucionet financiare partnerët, donatorët dhe palët e jashtme, duke siguruar raportim të saktë dhe në kohë, dokumentim të duhur dhe përputhshmëri me politikat e brendshme, kërkesat e donatorëve dhe detyrimet ligjore dhe rregullatore në fuqi.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Rishikon raportet mujore dhe tremujore të gjeneruara nga MIS mbi të dhënat e institucioneve financiare partnere dhe i përshtat ato për nevoja raportimi;
  • Përgatit raporte mbi portofolin, riskun, përputhshmërinë, donatorët dhe aspektet ESMS, në përputhje me kërkesat e brendshme dhe formatet e përcaktuara;
  • Mbështet Menaxherin e Riskut në monitorimin e riskut, ndjekjen e çështjeve të përputhshmërisë dhe zbatimin e politikave dhe procedurave që lidhen me riskun dhe përputhshmërinë;
  • Monitoron përputhshmërinë me politikat dhe procedurat e brendshme, kërkesat e donatorëve dhe detyrimet ligjore dhe rregullatore në fuqi;
  • Rishikon proceset, identifikon fusha për përmirësim dhe raporton parregullsi ose raste mospërputhshmërie te Menaxheri i Riskut, duke siguruar dokumentim dhe ndjekje të duhur;
  • Mban regjistra dhe dokumentacion të saktë dhe mbështet auditimet e brendshme, auditimet e jashtme dhe verifikime të tjera sipas nevojës.

Kualifikime dhe Eksperiencë

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Drejtësi ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 2 vite eksperiencë profesionale përkatëse në menaxhim risku, përputhshmëri ose auditim, me përparësi eksperienca në banka ose institucione financiare;
  • Aftësi të mira analitike dhe raportimi;
  • Aftësi të mira përdorimi të Microsoft Excel dhe mjeteve të raportimit;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze;
  • Aftësi të mira organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të përmbushur afatet.

Çfarë Ofrojmë

  • Një mjedis pune profesional dhe të qëndrueshëm;
  • Mundësi bashkëpunimi me institucione financiare, donatorë ndërkombëtarë dhe projekte që mbështesin zhvillimin ekonomik;
  • Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale;
  • Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.

 Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV në adresën [email protected] deri më 23 korrik 2026.

Edvin Myftiu

Menaxher Risku

Edvini drejton menaxhimin e riskut në ADGF si Menaxher i Riskut, detyrë të cilën e mori në Qershor 2026.
Bankier me përvojë prej mbi 23 vitesh në sektorin financiar shqiptar, ai e ka ndërtuar karrierën në kredidhënie dhe në role drejtuese në degë, rajon e distrikt, në shitjet e rrjetit dhe në bankingun për mikro e ndërmarrjet e vogla. Kjo përvojë e drejtpërdrejtë në terren e udhëheq qasjen e tij në ADGF — të menaxhojë riskun me disiplinë, duke e mbajtur portofolin e garancive të Fondacionit në shërbim të MSME-ve shqiptare.
Edvini është diplomuar për Agro-Biznes nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në vitin 2001 dhe gjatë karrierës së tij profesionale ka kryer trajnime dhe certifikime të ndryshme.

Gertjana Drita

Drejtore Ekzekutive

Gertjana iu bashkua ADGF-së në fillim të vitit 2020 dhe aktualisht mban pozicionin e Drejtores Ekzekutive të fondacionit.
Ajo vjen me një eksperiencë prej më shumë se 15 vitesh në sektorin bankar, duke mbajtur pozicione drejtuese në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentin e Biznesit SME.
Gertjana është diplomuar për Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi.

Laureta Domi

Menaxhere e Garancive

Laureta iu bashkua ADGF në fillim të vitit 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Menaxheres së Garancive në fondacion.
Ajo është Menaxhere e Lartë Finance dhe Banke me eksperiencë prej 19 vitesh në ndërtim ekipi, udhëheqje, efektivitet në shitje, eksperiencë me klientët dhe menaxhim portofoli.
Laureta ka diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në Menaxhim nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës si dhe një Diplomë Master në Financë dhe Bankë nga Instituti Universitaire Kort Bosch, në Zvicër, si dhe shumë kurse dhe trajnime të çertifikuara. Ajo gjithashtu është lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu.

Ermir Çoba

Menaxher Portofoli Agro & RE

Ermiri iu bashkua ADGF-së në Maj të vitit 2022 dhe është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të garancive Agro dhe Energji Eficense/Rinovueshme.
Ai ka një eksperiencë prej rreth 15 vitesh në sistemin bankar dhe mikrofinancës, duke mbajtur pozicione të ndryshme, të lidhura me analizën financiare të kredive, raportimin dhe vlerësimin e riskut.
Ermiri është diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe mban gjithashtu edhe disa certifikime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit, manaxhimin e riskut, analizën financiare, kreditimin në bujqësi etj.

Aurela Tomini

Menaxhere Portofoli

Aurela iu bashkua ADGF në Nëntor 2025 si Menaxhere Portofoli. Ajo është një profesioniste me përvojë në sektorin bankar, me dy dekada në industrinë financiare, duke mbajtur role të ndryshme në shitje, menaxhim risku dhe zhvillim produktesh.
Aurela ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku mori diplomën Bachelor në Agro-Biznes në vitin 2005. Gjatë karrierës, ajo ka ndjekur edhe një sërë trajnimesh profesionale, të cilat kanë forcuar më tej njohuritë e saj në operacionet bankare, proceset e kreditimit dhe analizën financiare.

 

Besiana Lika

Menaxhere e Financës

Besiana iu bashkua ADGF-së në vitin 2016 dhe është përgjegjëse për menaxhimin e financave të fondacionit. Gjithashtu, shërben si Sekretare e Bordit të Drejtorëve.
Ajo ka eksperiencë në fushën e financës, kontabilitetit, riskut dhe analizës së biznesit.
Besiana u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë dhe Kontabilitet në vitin 2012 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2014, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Që prej diplomimit, njëkohësisht ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij fakulteti.

Stelina Shefqeti

Oficere Finance & Administrimi

Stelina iu bashkua ADGF-së në vitin 2021 dhe është përgjegjëse për aktivitetet fnanciare dhe administrative të fondacionit.
Stelina u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë në vitin 2020 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2022 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale të lidhura kryesisht me kontabiliten, analizën financiare dhe modelimin financiar.