Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF)
Tiranë | Me kohë të plotë
Specialisti i Përputhshmërisë dhe Raportimit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e aktiviteteve të institucionit që lidhen me përputhshmërinë, raportimin dhe monitorimin e riskut. Roli kërkon bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Riskut, ekipin e brendshëm, institucionet financiare partnerët, donatorët dhe palët e jashtme, duke siguruar raportim të saktë dhe në kohë, dokumentim të duhur dhe përputhshmëri me politikat e brendshme, kërkesat e donatorëve dhe detyrimet ligjore dhe rregullatore në fuqi.
Përgjegjësitë Kryesore
- Rishikon raportet mujore dhe tremujore të gjeneruara nga MIS mbi të dhënat e institucioneve financiare partnere dhe i përshtat ato për nevoja raportimi;
- Përgatit raporte mbi portofolin, riskun, përputhshmërinë, donatorët dhe aspektet ESMS, në përputhje me kërkesat e brendshme dhe formatet e përcaktuara;
- Mbështet Menaxherin e Riskut në monitorimin e riskut, ndjekjen e çështjeve të përputhshmërisë dhe zbatimin e politikave dhe procedurave që lidhen me riskun dhe përputhshmërinë;
- Monitoron përputhshmërinë me politikat dhe procedurat e brendshme, kërkesat e donatorëve dhe detyrimet ligjore dhe rregullatore në fuqi;
- Rishikon proceset, identifikon fusha për përmirësim dhe raporton parregullsi ose raste mospërputhshmërie te Menaxheri i Riskut, duke siguruar dokumentim dhe ndjekje të duhur;
- Mban regjistra dhe dokumentacion të saktë dhe mbështet auditimet e brendshme, auditimet e jashtme dhe verifikime të tjera sipas nevojës.
Kualifikime dhe Eksperiencë
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Drejtësi ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 2 vite eksperiencë profesionale përkatëse në menaxhim risku, përputhshmëri ose auditim, me përparësi eksperienca në banka ose institucione financiare;
- Aftësi të mira analitike dhe raportimi;
- Aftësi të mira përdorimi të Microsoft Excel dhe mjeteve të raportimit;
- Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze;
- Aftësi të mira organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të përmbushur afatet.
Çfarë Ofrojmë
- Një mjedis pune profesional dhe të qëndrueshëm;
- Mundësi bashkëpunimi me institucione financiare, donatorë ndërkombëtarë dhe projekte që mbështesin zhvillimin ekonomik;
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale;
- Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV në adresën [email protected] deri më 23 korrik 2026.






