Skip to content

Një dekadë partneriteti dhe mirënjohjeje – ADGF falënderon institucionet financiare partnere

Në kuadër të 10-vjetorit të themelimit, Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) festoj një dekadë bashkëpunimi të suksesshëm me institucionet financiare partnere, të cilat kanë qenë pjesë thelbësore e këtij rrugëtimi dhe ura lidhëse mes ADGF dhe bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, duke ju mundësuar atyre akses në financim, duke i lejuar të rriten, të bëhen më të fuqishme dhe konkurruese.

Që prej themelimit të saj në vitin 2015, ADGF ka ndërtuar një rrjet të gjerë partneritetesh me bankat dhe institucionet kryesore të mikrokredisë në Shqipëri, duke e kthyer garancinë e kredisë në një instrument të rëndësishëm për mbështetjen e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, nxitjen e kreditimit dhe përfshirjes financiare në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe bashkëpunimin ndër vite, gjatë aktivitetit të 10-vjetorit u ndanë disa çmime simbolike nga Drejtoresha Ekzekutive e ADGF, Znj. Gertjana Drita, për institucionet financiare që janë dalluar në periudha të ndryshme të bashkëpunimit me ADGF:

NOA – “10 Years of Successful Partnership

Për bashkëpunimin e pandërprerë që nga fillimet e ADGF dhe mbështetjen e qëndrueshme në realizimin e misionit të fondacionit.

Znj. Herjola Spahiu, Drejtore Ekzekutive e NOA, gjatë pranimit të çmimit, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe të qëndrueshëm ndër vite me ADGF, si dhe për eksplorimin e mundësive të reja të bashkëpunimit në vijim.

FED Invest – “10 Years of Successful Partnership”

Për bashkëpunimin e pandërprerë që nga fillimet e ADGF dhe mbështetjen e qëndrueshme në realizimin e misionit të fondacionit.

Znj. Herjola Spahiu, Drejtore Ekzekutive e NOA, gjatë pranimit të çmimit, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe të qëndrueshëm ndër vite me ADGF, si dhe për eksplorimin e mundësive të reja të bashkëpunimit në vijim.

OTP Bank – “Covid Window Champion”

Për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë programit të garancisë së Covid-19, duke mundësuar financime për bizneset e prekura nga pandemia dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Çmimin në skenë e tërhoqi Znj. Roxana Hidan, Drejtore e Divizionit Retail dhe anëtare Bordi e OTP Bank Shqipëri, e cila vlerësoi partneritetin me ADGF si një shembull konkret të mbështetjes për ekonominë në kohë sfidash.

ProCredit Bank – “Rising Star Partner Award”

Për kontributin e spikatur si partneri më i ri i ADGF dhe me ritmin e rritjes dhe performancën e lartë në zbatimin e programeve të garancisë.

Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Shqipëri, pranoi çmimin dhe falënderoi ADGF për besimin dhe për mundësinë për të qenë pjesë e një partneriteti me ndikim real në tregun shqiptar.

Union Bank – “Excellence in Development Finance”

Për angazhimin e vazhdueshëm në financimet zhvilluese dhe për mbështetjen e bizneseve te vogla, atyre në bujqësi, bizneseve të reja dhe investimeve në projektet për kursimin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Znj. Flutura Veipi, gjatë pranimit të vlerësimit shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e frytshëm dhe për kontributin që ADGF ka dhënë në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ADGF vlerësoi të gjithë partnerët financiarë për bashkëpunimin dhe besimin e treguar gjatë këtyre dhjetë viteve, duke theksuar se suksesi i fondacionit është ndërtuar mbi partneritetin dhe mbështetjen e ndërsjellë.

Falë angazhimit të përbashkët dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian, Qeverisë Gjermane përmes KfW dhe Qeverisë Shqiptare, ADGF ka arritur të garantojë qasje më të gjerë në financim për mijëra biznese, duke kontribuar në ndërtimin e një ekonomie shqiptare më të fuqishme, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.