ADGF organizoi një workshop informues dhe praktik me bankat partnere, në kuadër të prezantimit të manualeve dhe procedurave të përditësuara që rregullojnë bashkëpunimin operacional dhe përdorimin e sistemeve mbështetëse.
Workshop-i u fokusua në aspektet kryesore të implementimit të proceseve të reja, duke përfshirë:
- Procedurat e përditësuara të garancive
- Përdorimin praktik të ADGF MIS
- Kërkesat e ESMS dhe proceset e monitorimit
- Procedurat e claim dhe recovery
Ky aktivitet shërbeu si një platformë diskutimi dhe shkëmbimi përvoje me institucionet financiare partnere, me qëllim forcimin e kapaciteteve operacionale dhe sigurimin e një zbatimi të qëndrueshëm dhe efektiv të procedurave të përditësuara.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.













