Pozicion i lirë pune
Specialist i Riskut dhe Përputhshmërisë
Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF)
Tiranë | Me kohë të plotë
Specialisti i Riskut dhe Përputhshmërisë do të jetë përgjegjës për mbështetjen e funksioneve të menaxhimit të riskut, përputhshmërisë dhe raportimit të institucionit. Pozicioni kërkon bashkëpunim të ngushtë me ekipin e brendshëm, institucionet financiare partnere dhe palët e jashtme, duke siguruar raportim të saktë dhe në kohë, monitorim efektiv të risqeve dhe përputhshmëri me politikat e brendshme, kërkesat e donatorëve dhe kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.
Përgjegjësitë Kryesore
- Mbështet CFO & Risk Manager në vlerësimin e risqeve, monitorimin e përputhshmërisë dhe zbatimin e politikave për zbutjen e risqeve;
- Përgatit raporte tremujore të menaxhimit të riskut për Komitetin e Riskut, duke përfshirë riskun e kreditit, likuiditetit, kursit të këmbimit, riskun operacional dhe riskun e detyrimeve të kushtëzuara;
- Ushtron rolin e Sekretarit të Komitetit të Riskut, duke mbështetur organizimin e mbledhjeve, përgatitjen e axhendës dhe procesverbalet;
- Siguron përputhshmëri me politikat dhe procedurat e brendshme, si dhe me kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi, dhe ndjek zhvillimet rregullatore përkatëse;
- Rishikon proceset, identifikon fusha për përmirësim dhe heton rastet e mospërputhshmërisë apo parregullsive, duke siguruar dokumentim dhe ndjekje të duhur;
- Përgatit raporte mbi portofolin, riskun dhe përputhshmërinë për Menaxhimin dhe Bordin e Drejtorëve;
- Mban dokumentacion të saktë dhe mbështet auditimet e jashtme dhe verifikime të tjera sipas nevojës;
- Përgatit raporte periodike për donatorët mbi aktivitetin e garancive të kredisë, përfshirë aspektet mjedisore dhe sociale, në përputhje me formatet e përcaktuara.
Kualifikime dhe Eksperiencë
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 2 vite eksperiencë profesionale përkatëse në menaxhim risku, përputhshmëri ose auditim, me përparësi eksperienca në banka ose institucione financiare;
- Aftësi të mira analitike dhe raportimi;
- Aftësi të mira përdorimi të Microsoft Excel dhe mjeteve të raportimit;
- Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze;
- Aftësi të mira organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të përmbushur afatet.
Çfarë Ofrojmë
- Një mjedis pune profesional dhe të qëndrueshëm;
- Ekspozim ndaj institucioneve financiare, donatorëve ndërkombëtarë dhe aktiviteteve të financimit zhvillimor;
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale;
- Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV në adresën [email protected] deri më 9 janar 2026.