Skip to content

Pozicion i lirë pune: Specialist i Riskut dhe Përputhshmërisë

Pozicion i lirë pune

Specialist i Riskut dhe Përputhshmërisë

Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF)
Tiranë | Me kohë të plotë

Specialisti i Riskut dhe Përputhshmërisë do të jetë përgjegjës për mbështetjen e funksioneve të menaxhimit të riskut, përputhshmërisë dhe raportimit të institucionit. Pozicioni kërkon bashkëpunim të ngushtë me ekipin e brendshëm, institucionet financiare partnere dhe palët e jashtme, duke siguruar raportim të saktë dhe në kohë, monitorim efektiv të risqeve dhe përputhshmëri me politikat e brendshme, kërkesat e donatorëve dhe kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.

 

Përgjegjësitë Kryesore

  • Mbështet CFO & Risk Manager në vlerësimin e risqeve, monitorimin e përputhshmërisë dhe zbatimin e politikave për zbutjen e risqeve;
  • Përgatit raporte tremujore të menaxhimit të riskut për Komitetin e Riskut, duke përfshirë riskun e kreditit, likuiditetit, kursit të këmbimit, riskun operacional dhe riskun e detyrimeve të kushtëzuara;
  • Ushtron rolin e Sekretarit të Komitetit të Riskut, duke mbështetur organizimin e mbledhjeve, përgatitjen e axhendës dhe procesverbalet;
  • Siguron përputhshmëri me politikat dhe procedurat e brendshme, si dhe me kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi, dhe ndjek zhvillimet rregullatore përkatëse;
  • Rishikon proceset, identifikon fusha për përmirësim dhe heton rastet e mospërputhshmërisë apo parregullsive, duke siguruar dokumentim dhe ndjekje të duhur;
  • Përgatit raporte mbi portofolin, riskun dhe përputhshmërinë për Menaxhimin dhe Bordin e Drejtorëve;
  • Mban dokumentacion të saktë dhe mbështet auditimet e jashtme dhe verifikime të tjera sipas nevojës;
  • Përgatit raporte periodike për donatorët mbi aktivitetin e garancive të kredisë, përfshirë aspektet mjedisore dhe sociale, në përputhje me formatet e përcaktuara.

 

Kualifikime dhe Eksperiencë

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 2 vite eksperiencë profesionale përkatëse në menaxhim risku, përputhshmëri ose auditim, me përparësi eksperienca në banka ose institucione financiare;
  • Aftësi të mira analitike dhe raportimi;
  • Aftësi të mira përdorimi të Microsoft Excel dhe mjeteve të raportimit;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze;
  • Aftësi të mira organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të përmbushur afatet.

 

Çfarë Ofrojmë

  • Një mjedis pune profesional dhe të qëndrueshëm;
  • Ekspozim ndaj institucioneve financiare, donatorëve ndërkombëtarë dhe aktiviteteve të financimit zhvillimor;
  • Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale;
  • Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.

 

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV në adresën [email protected] deri më 9 janar 2026.

Gertjana Drita

Drejtore Ekzekutive

Gertjana iu bashkua ADGF-së në fillim të vitit 2020 dhe aktualisht mban pozicionin e Drejtores Ekzekutive të fondacionit.
Ajo vjen me një eksperiencë prej më shumë se 15 vitesh në sektorin bankar, duke mbajtur pozicione drejtuese në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentin e Biznesit SME.
Gertjana është diplomuar për Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi.

Laureta Domi

Menaxhere e Lartë Portofoli

Laureta iu bashkua ADGF në fillim të vitit 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Menaxheres së Lartë të Portofolit në fondacion.
Ajo është Menaxhere e Lartë Finance dhe Banke me eksperiencë prej 19 vitesh në ndërtim ekipi, udhëheqje, efektivitet në shitje, eksperiencë me klientët dhe menaxhim portofoli.
Laureta ka diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në Menaxhim nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës si dhe një Diplomë Master në Financë dhe Bankë nga Instituti Universitaire Kort Bosch, në Zvicër, si dhe shumë kurse dhe trajnime të çertifikuara. Ajo gjithashtu është lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu.

Ermir Çoba

Menaxher Portofoli Agro & RE

Ermiri iu bashkua ADGF-së në Maj të vitit 2022 dhe është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të garancive Agro dhe Energji Eficense/Rinovueshme.
Ai ka një eksperiencë prej rreth 15 vitesh në sistemin bankar dhe mikrofinancës, duke mbajtur pozicione të ndryshme, të lidhura me analizën financiare të kredive, raportimin dhe vlerësimin e riskut.
Ermiri është diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe mban gjithashtu edhe disa certifikime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit, manaxhimin e riskut, analizën financiare, kreditimin në bujqësi etj.

Aurela Tomini

Menaxhere Portofoli

Aurela Tomini (Resulaj) iu bashkua ADGF-së në Nëntor 2025 si Menaxhere Portofoli. Ajo është një profesioniste me përvojë në sektorin bankar, me dy dekada në industrinë financiare, duke mbajtur role të ndryshme në shitje, menaxhim risku dhe zhvillim produktesh. Karriera e saj dëshmon aftësi të forta në mbikëqyrjen e portofolit, ndërtimin e marrëdhënieve me klientët dhe arritjen e performancës së qëndrueshme financiare.
Aurela ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku mori diplomën Bachelor në Agro-Biznes në vitin 2005. Gjatë karrierës, ajo ka ndjekur edhe një sërë trajnimesh profesionale, të cilat kanë forcuar më tej njohuritë e saj në operacionet bankare, proceset e kreditimit dhe analizën financiare.

Besiana Lika

Menaxhere e Financës & Riskut

Besiana iu bashkua ADGF-së në vitin 2016 dhe është përgjegjëse për menaxhimin e financave dhe aspekteve të riskut të fondacionit. Gjithashtu, shërben si Sekretare e Bordit të Drejtorëve.
Ajo ka eksperiencë në fushën e financës, kontabilitetit, riskut dhe analizës së biznesit
Besiana u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë dhe Kontabilitet në vitin 2012 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2014, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Që prej diplomimit, njëkohësisht ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij fakulteti.

Stelina Shefqeti

Oficere Finance & Administrimi

Stelina iu bashkua ADGF-së në vitin 2021 dhe është përgjegjëse për aktivitetet fnanciare dhe administrative të fondacionit.
Stelina u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë në vitin 2020 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2022 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale të lidhura kryesisht me kontabiliten, analizën financiare dhe modelimin financiar.