Skip to content

Një dekadë partneriteti dhe mirënjohjeje – ADGF falënderon institucionet financiare partnere

Në kuadër të 10-vjetorit të themelimit, Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) festoi një dekadë bashkëpunimi të suksesshëm me institucionet financiare partnere, të cilat kanë qenë pjesë thelbësore e këtij rrugëtimi dhe ura lidhëse mes ADGF-së dhe bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, duke ju mundësuar atyre akses në financim, duke i lejuar të rriten, të bëhen më të fuqishme dhe konkurruese.

Që prej themelimit të saj në vitin 2015, ADGF ka ndërtuar një rrjet të gjerë partneritetesh me bankat dhe institucionet kryesore të mikrokredisë në Shqipëri, duke e kthyer garancinë e kredisë në një instrument të rëndësishëm për mbështetjen e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, nxitjen e kreditimit dhe përfshirjes financiare në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe bashkëpunimin ndër vite, gjatë aktivitetit të 10-vjetorit u ndanë disa çmime simbolike nga Drejtoresha Ekzekutive e ADGF, Znj. Gertjana Drita, për institucionet financiare që janë dalluar në periudha të ndryshme të bashkëpunimit me ADGF:

NOA – “10 vite partneritet i suksesshëm” (NOA – “10 Years of Successful Partnership”)

Për bashkëpunimin e pandërprerë që nga fillimet e ADGF-së dhe mbështetjen e qëndrueshme në realizimin e misionit të fondacionit.

Znj. Herjola Spahiu, Drejtore Ekzekutive e NOA, gjatë pranimit të çmimit, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe të qëndrueshëm ndër vite me ADGF, si dhe për eksplorimin e mundësive të reja të bashkëpunimit në vijim.

FED Invest – “10 vite partneritet i suksesshëm” (FED Invest – “10 Years of Successful Partnership”)

Për bashkëpunimin e pandërprerë që nga fillimet e ADGF-së dhe mbështetjen e qëndrueshme në realizimin e misionit të fondacionit.

Znj. Liljana Nanaj, Drejtoreshë Operacionale, pranoi çmimin dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi si një model i vërtetë zhvillimi dhe besimi të ndërsjellë.

OTP Bank – “Kampion i Dritares COVID” (OTP Bank – “Covid Window Champion”)

Për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë programit të garancisë së Covid-19, duke mundësuar financime për bizneset e prekura nga pandemia dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Çmimin në skenë e tërhoqi Znj. Roxana Hidan, Drejtore e Divizionit Retail dhe anëtare Bordi e OTP Bank Shqipëri, e cila vlerësoi partneritetin me ADGF si një shembull konkret të mbështetjes për ekonominë në kohë sfidash.

ProCredit Bank – “Çmimi për partneritet në rritje” (ProCredit Bank – “Rising Star Partner Award”)

 

Për kontributin e spikatur si partneri më i ri i ADGF-së, me ritmin e rritjes dhe performancën e lartë në zbatimin e programeve të garancisë.

Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Shqipëri, pranoi çmimin dhe falenderoi ADGF-në për besimin dhe për mundësinë për të qenë pjesë e një partneriteti me ndikim real në tregun shqiptar.

Union Bank – “Çmimi për ekselencë në financimin e zhvillimit” (Union Bank – “Excellence in Development Finance”)

Për angazhimin e vazhdueshëm në financimet zhvilluese dhe për mbështetjen e bizneseve te vogla, atyre në bujqësi, bizneseve të reja dhe investimeve në projektet për kursimin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Znj. Flutura Veipi, gjatë pranimit të vlerësimit shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e frytshëm dhe për kontributin që ADGF ka dhënë në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ADGF vlerësoi të gjithë partnerët financiarë për bashkëpunimin dhe besimin e treguar gjatë këtyre dhjetë viteve, duke theksuar se suksesi i fondacionit është ndërtuar mbi partneritetin dhe mbështetjen e ndërsjellë.

Falë angazhimit të përbashkët dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian, Qeverisë Gjermane përmes KfW dhe Qeverisë Shqiptare, ADGF ka arritur të garantojë qasje më të gjerë në financim për mijëra biznese, duke kontribuar në ndërtimin e një ekonomie shqiptare më të fuqishme, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.

Gertjana Drita

Drejtore Ekzekutive

Gertjana iu bashkua ADGF-së në fillim të vitit 2020 dhe aktualisht mban pozicionin e Drejtores Ekzekutive të fondacionit.
Ajo vjen me një eksperiencë prej më shumë se 15 vitesh në sektorin bankar, duke mbajtur pozicione drejtuese në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentin e Biznesit SME.
Gertjana është diplomuar për Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi.

Laureta Domi

Menaxhere e Lartë Portofoli

Laureta iu bashkua ADGF në fillim të vitit 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Menaxheres së Lartë të Portofolit në fondacion.
Ajo është Menaxhere e Lartë Finance dhe Banke me eksperiencë prej 19 vitesh në ndërtim ekipi, udhëheqje, efektivitet në shitje, eksperiencë me klientët dhe menaxhim portofoli.
Laureta ka diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në Menaxhim nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës si dhe një Diplomë Master në Financë dhe Bankë nga Instituti Universitaire Kort Bosch, në Zvicër, si dhe shumë kurse dhe trajnime të çertifikuara. Ajo gjithashtu është lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu.

Ermir Çoba

Menaxher Portofoli Agro & RE

Ermiri iu bashkua ADGF-së në Maj të vitit 2022 dhe është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të garancive Agro dhe Energji Eficense/Rinovueshme.
Ai ka një eksperiencë prej rreth 15 vitesh në sistemin bankar dhe mikrofinancës, duke mbajtur pozicione të ndryshme, të lidhura me analizën financiare të kredive, raportimin dhe vlerësimin e riskut.
Ermiri është diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe mban gjithashtu edhe disa certifikime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit, manaxhimin e riskut, analizën financiare, kreditimin në bujqësi etj.

Aurela Tomini

Menaxhere Portofoli

Aurela iu bashkua ADGF në Nëntor 2025 si Menaxhere Portofoli. Ajo është një profesioniste me përvojë në sektorin bankar, me dy dekada në industrinë financiare, duke mbajtur role të ndryshme në shitje, menaxhim risku dhe zhvillim produktesh.
Aurela ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku mori diplomën Bachelor në Agro-Biznes në vitin 2005. Gjatë karrierës, ajo ka ndjekur edhe një sërë trajnimesh profesionale, të cilat kanë forcuar më tej njohuritë e saj në operacionet bankare, proceset e kreditimit dhe analizën financiare.

 

Besiana Lika

Menaxhere e Financës & Riskut

Besiana iu bashkua ADGF-së në vitin 2016 dhe është përgjegjëse për menaxhimin e financave dhe aspekteve të riskut të fondacionit. Gjithashtu, shërben si Sekretare e Bordit të Drejtorëve.
Ajo ka eksperiencë në fushën e financës, kontabilitetit, riskut dhe analizës së biznesit
Besiana u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë dhe Kontabilitet në vitin 2012 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2014, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Që prej diplomimit, njëkohësisht ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij fakulteti.

Stelina Shefqeti

Oficere Finance & Administrimi

Stelina iu bashkua ADGF-së në vitin 2021 dhe është përgjegjëse për aktivitetet fnanciare dhe administrative të fondacionit.
Stelina u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë në vitin 2020 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2022 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale të lidhura kryesisht me kontabiliten, analizën financiare dhe modelimin financiar.