RRETH NESH
Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) u krijua në Korrik 2015, bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ideja u konceptua si pjesë e kornizës së Bashkimit Evropian (BE) për IPA për të financuar një program “Programi për Garancinë e Kredisë Rurale” në Shqipëri me qëllim rritjen e të ardhurave familjare në zonat rurale të Shqipërisë. Aktivitetet u bashkëfinancuan nga BE dhe Qeveria e Shqipërisë për një vlerë totale prej 5.5 milion Euro, nga të cilat 5 milion Euro ishin nga BE dhe 0.5 milion Euro ishin nga Qeveria e Shqipërisë. Projekti fillestar, i cili nisi në Nëntor 2014 dhe vazhdoi deri në Mars 2016, u implementua nga KfW, Banka Gjermane për Zhvillim.
Kapitali i Fondacionit u rrit përmes kontributeve shtesë prej 30 milion Euro (në 2018), 6.8 milion Euro (në 2020) dhe 6 milion Euro (në 2021) nga Qeveria Gjermane përmes KfW, e cila vazhdon të mbështesë Fondacionin përmes asistencës teknike.
DRITARET E GARANCIVE
Dritarja e Rregullt
I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që nuk kanë ose kanë kolateral të pamjaftueshëm për t’u financuar nga institucionet financiare.
Dritarja e Gjelbër
I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që investojnë në projekte të eficiencës së energjisë, energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e emetimeve të CO₂.
Dritarja Covid
I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të cilat u prekën nga pandemia Covid-19 ose nga masat kufizuese të lidhura me të (mbyllur në fund të vitit 2022).
Dritarja Start-Up
I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme me më pak se 24 muaj aktivitet.
EVENTE
Një dekadë partneriteti dhe mirënjohjeje – ADGF falënderon institucionet financiare partnere
Fjala përshëndetëse e Drejtoreshës Ekzekutive, znj. Gertjana Drita në ceremoninë e 10-vjetorit të ADGF
DONATORËT








