Skip to content

Background

RRETH NESH

Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) u krijua në Korrik 2015, bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ideja u konceptua si pjesë e kornizës së Bashkimit Evropian (BE) për IPA për të financuar një program “Programi për Garancinë e Kredisë Rurale” në Shqipëri me qëllim rritjen e të ardhurave familjare në zonat rurale të Shqipërisë. Aktivitetet u bashkëfinancuan nga BE dhe Qeveria e Shqipërisë për një vlerë totale prej 5.5 milion Euro, nga të cilat 5 milion Euro ishin nga BE dhe 0.5 milion Euro ishin nga Qeveria e Shqipërisë. Projekti fillestar, i cili nisi në Nëntor 2014 dhe vazhdoi deri në Mars 2016, u implementua nga KfW, Banka Gjermane për Zhvillim.
Kapitali i Fondacionit u rrit përmes kontributeve shtesë prej 30 milion Euro (në 2018), 6.8 milion Euro (në 2020) dhe 6 milion Euro (në 2021) nga Qeveria Gjermane përmes KfW, e cila vazhdon të mbështesë Fondacionin përmes asistencës teknike.
E njohur më parë si Fondacioni i Garancive për Kreditë Rurale, institucioni ndryshoi emrin në Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim në Dhjetor 2021. Ky ndryshim erdhi në kuadër të zgjerimit të fushës së mbulimit për aktivitetet e garantuara për të qenë në përputhje me misionin dhe vizionin e fondacionit.
Në vitin 2024, Fondacioni ka nënshkruar gjithashtu një Marrëveshje Financimi prej 16.13 milion Euro me KfW, e financuar nga BE, në kuadër të projektit “EU-KfW Western Balkans Guarantee – Supporting Entrepreneurs’ and MSMEs’ Resilience”, e cila synon të mbështesë ndërmarrjet prodhuese, bizneset rurale dhe sipërmarrësit përmes instrumenteve të garancisë të ofruara për institucionet financiare partnere.

Identiteti Ynë

Misioni

Misioni i Fondacionit Shqiptar të Garancive për Zhvillim është të sigurojë qasje në financim, me qëllim zgjerimin e shërbimeve financiare në një segment pak të shërbyer të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në të gjithë sektorët e ekonomisë, për shkak të mungesës ose pamjaftueshmërisë së kolateralit, për t’iu mundësuar atyre të mbijetojnë ose rimarrin disa aftësi të humbura, duke rezultuar në ruajtjen, rikrijimin ose krijimin e vendeve të punës.

Vizioni

Vizioni i Fondacionit Shqiptar të Garancive për Zhvillim është të jetë partneri kryesor kombëtar i garancive të zhvillimit në Shqipëri, i cili zgjeron aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të nënshërbyera, duke nxitur rritje të qëndrueshme, partneritete të forta dhe qëndrueshmëri afatgjatë në ekonominë shqiptare.

Aktivitetet e Fondacionit Shqiptar të Garancive për Zhvillim udhëhiqen nga 5 Vlera Themelore:

Partneritete të Qëndrueshme

Ndërtimi i bashkëpunimeve të besueshme me institucionet financiare dhe partnerët e zhvillimit për të zgjeruar aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të nënshërbyera.

Fleksibilitet dhe Shpejtësi

Reagojmë shpejt dhe përshtatemi me nevojat në ndryshim të tregut për të siguruar mbështetje në kohë dhe efektive.

Komunikim i Hapur

Nxitja e transparencës, llogaridhënies dhe dialogut konstruktiv me të gjitha palët e interesuara.

Vlerë e Shtuar

Ofrojmë garanci që gjenerojnë financime që nuk do të ndodhnin ndryshe, duke siguruar një ndikim të vërtetë ekonomik.

Qëndrueshmëri

Mbështesim rritjen e përgjegjshme ekonomike, sociale dhe mjedisore, duke siguruar njëkohësisht qëndrueshmërinë institucionale, besueshmërinë dhe forcën financiare të ADGF-së.