Skip to content

ADGF sjell instrumentin e garancisë EU–KfW në sektorin e mikrofinancës përmes marrëveshjes me Fondin Besa

Tiranë, 6 maj 2026 — Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillimi (ADGF) ka nënshkruar një marrëveshje të re me Fondin Besa në kuadër të Programit të Garancisë BE–KfW për Ballkanin Perëndimor, duke zgjeruar shtrirjen e instrumentit të garancisë edhe tek huamarrësit e mikrofinancës.

Marrëveshja i mundëson Fondit Besa të përdorë mekanizmin e garancisë së programit në aktivitetin e tij kredidhënës, duke hapur një kanal të ri për aplikimin e instrumenteve të ndarjes së riskut në mbështetje të segmenteve më të vogla të biznesit.

Përfshirja e huamarrësve fundorë të institucioneve mikrofinanciare në program zgjeron shtrirjen e tij operacionale dhe sjell fleksibilitet shtesë në mënyrën se si ofrohen zgjidhjet financiare në treg.

“Kjo marrëveshje mundëson një ndikim të drejtpërdrejtë tek segmentet e biznesit më pak të mbështetura, duke nxitur formalizimin, mbështetur qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e tyre, ndërsa Shqipëria avancon drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian,” u shpreh znj. Gertjana Drita, Drejtore Ekzekutive e ADGF.

Përfaqësuesi i Fondit Besa, z. Bajram Muçaj, theksoi se marrëveshja krijon mundësi të reja për diversifikimin e qasjeve të kredidhënies dhe zgjerimin e mbështetjes përmes instrumenteve që promovojnë modele më gjithëpërfshirëse financimi.

Marrëveshja është pjesë e zbatimit të vazhdueshëm nga ADGF të programit BE–KfW në lloje të ndryshme institucionesh financiare në Shqipëri.

 

Gertjana Drita

Drejtore Ekzekutive

Gertjana iu bashkua ADGF-së në fillim të vitit 2020 dhe aktualisht mban pozicionin e Drejtores Ekzekutive të fondacionit.
Ajo vjen me një eksperiencë prej më shumë se 15 vitesh në sektorin bankar, duke mbajtur pozicione drejtuese në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentin e Biznesit SME.
Gertjana është diplomuar për Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi.

Laureta Domi

Menaxhere e Garancive

Laureta iu bashkua ADGF në fillim të vitit 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Menaxheres së Garancive në fondacion.
Ajo është Menaxhere e Lartë Finance dhe Banke me eksperiencë prej 19 vitesh në ndërtim ekipi, udhëheqje, efektivitet në shitje, eksperiencë me klientët dhe menaxhim portofoli.
Laureta ka diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në Menaxhim nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës si dhe një Diplomë Master në Financë dhe Bankë nga Instituti Universitaire Kort Bosch, në Zvicër, si dhe shumë kurse dhe trajnime të çertifikuara. Ajo gjithashtu është lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu.

Ermir Çoba

Menaxher Portofoli Agro & RE

Ermiri iu bashkua ADGF-së në Maj të vitit 2022 dhe është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të garancive Agro dhe Energji Eficense/Rinovueshme.
Ai ka një eksperiencë prej rreth 15 vitesh në sistemin bankar dhe mikrofinancës, duke mbajtur pozicione të ndryshme, të lidhura me analizën financiare të kredive, raportimin dhe vlerësimin e riskut.
Ermiri është diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe mban gjithashtu edhe disa certifikime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit, manaxhimin e riskut, analizën financiare, kreditimin në bujqësi etj.

Aurela Tomini

Menaxhere Portofoli

Aurela iu bashkua ADGF në Nëntor 2025 si Menaxhere Portofoli. Ajo është një profesioniste me përvojë në sektorin bankar, me dy dekada në industrinë financiare, duke mbajtur role të ndryshme në shitje, menaxhim risku dhe zhvillim produktesh.
Aurela ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku mori diplomën Bachelor në Agro-Biznes në vitin 2005. Gjatë karrierës, ajo ka ndjekur edhe një sërë trajnimesh profesionale, të cilat kanë forcuar më tej njohuritë e saj në operacionet bankare, proceset e kreditimit dhe analizën financiare.

 

Besiana Lika

Menaxhere e Financës & Riskut

Besiana iu bashkua ADGF-së në vitin 2016 dhe është përgjegjëse për menaxhimin e financave dhe aspekteve të riskut të fondacionit. Gjithashtu, shërben si Sekretare e Bordit të Drejtorëve.
Ajo ka eksperiencë në fushën e financës, kontabilitetit, riskut dhe analizës së biznesit
Besiana u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë dhe Kontabilitet në vitin 2012 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2014, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Që prej diplomimit, njëkohësisht ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij fakulteti.

Stelina Shefqeti

Oficere Finance & Administrimi

Stelina iu bashkua ADGF-së në vitin 2021 dhe është përgjegjëse për aktivitetet fnanciare dhe administrative të fondacionit.
Stelina u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë në vitin 2020 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2022 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale të lidhura kryesisht me kontabiliten, analizën financiare dhe modelimin financiar.