Skip to content

Fjala përshëndetëse e Drejtoreshës Ekzekutive, znj. Gertjana Drita në ceremoninë e 10-vjetorit të ADGF

Në dhjetëvjetorin e themelimit të Fondacionit Shqiptar të Garancive për Zhvillim (ADGF), Drejtoresha Ekzekutive, znj. Gertjana Drita, theksoi rëndësinë e këtij momenti si një reflektim mbi suksesin, partneritetet dhe ndikimin e fondacionit në ekonominë shqiptare.

“Sot, nuk festojmë vetëm një përvjetor por një histori suksesi, bashkëpunimi dhe impakti konkret në zhvillimin e ekonomisë shqiptare,” u shpreh znj. Drita në fjalën e saj hapëse.

Ajo rikujtoi fillimet e ADGF në vitin 2015, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare, përmes programit IPA, si dhe zgjerimin e mëvonshëm të fondit me kontributet e Qeverisë Gjermane përmes KfW.

Falë këtij bashkëpunimi, ADGF ka garantuar mbi 200 milionë euro kredi, duke mbështetur më shumë se 30 mijë biznese në të gjithë sektorët dhe rajonet e vendit.

“Kemi ndihmuar që ide të guximshme të kthehen në biznese reale, që jo vetëm mbijetojnë, por rriten dhe krijojnë vende pune,” – theksoi ajo, duke nënvizuar rolin e garancive në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirës.

Znj. Drita shprehu mirënjohje të veçantë për donatorët ndërkombëtarë, Bordin e ADGF, partnerët financiarë dhe ekipin e fondacionit, duke theksuar se “dedikimi dhe profesionalizmi i tyre janë forca e vërtetë e këtij institucioni.”

Në përfundim, ajo prezantoi identitetin e ri të ADGF, si simbol i zhvillimit dhe i kapitullit të ri që fondacioni po hap pas një dekade impakti.

“Pas dhjetë vitesh zhvillimi dhe transformimi, ADGF ka sot një pamje të re, më gjithëpërfshirëse dhe më përfaqësuese të misionit tonë.

E ardhmja është një kapitull i ri që do ta shkruajmë bashkë – me besim, partneritet dhe vizion për një ekonomi shqiptare më të fortë, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.”

Gertjana Drita

Drejtore Ekzekutive

Gertjana iu bashkua ADGF-së në fillim të vitit 2020 dhe aktualisht mban pozicionin e Drejtores Ekzekutive të fondacionit.
Ajo vjen me një eksperiencë prej më shumë se 15 vitesh në sektorin bankar, duke mbajtur pozicione drejtuese në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentin e Biznesit SME.
Gertjana është diplomuar për Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi.

Laureta Domi

Menaxhere e Lartë Portofoli

Laureta iu bashkua ADGF në fillim të vitit 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Menaxheres së Lartë të Portofolit në fondacion.
Ajo është Menaxhere e Lartë Finance dhe Banke me eksperiencë prej 19 vitesh në ndërtim ekipi, udhëheqje, efektivitet në shitje, eksperiencë me klientët dhe menaxhim portofoli.
Laureta ka diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në Menaxhim nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës si dhe një Diplomë Master në Financë dhe Bankë nga Instituti Universitaire Kort Bosch, në Zvicër, si dhe shumë kurse dhe trajnime të çertifikuara. Ajo gjithashtu është lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu.

Ermir Çoba

Menaxher Portofoli Agro & RE

Ermiri iu bashkua ADGF-së në Maj të vitit 2022 dhe është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të garancive Agro dhe Energji Eficense/Rinovueshme.
Ai ka një eksperiencë prej rreth 15 vitesh në sistemin bankar dhe mikrofinancës, duke mbajtur pozicione të ndryshme, të lidhura me analizën financiare të kredive, raportimin dhe vlerësimin e riskut.
Ermiri është diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe mban gjithashtu edhe disa certifikime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit, manaxhimin e riskut, analizën financiare, kreditimin në bujqësi etj.

Aurela Tomini

Menaxhere Portofoli

Aurela iu bashkua ADGF në Nëntor 2025 si Menaxhere Portofoli. Ajo është një profesioniste me përvojë në sektorin bankar, me dy dekada në industrinë financiare, duke mbajtur role të ndryshme në shitje, menaxhim risku dhe zhvillim produktesh.
Aurela ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku mori diplomën Bachelor në Agro-Biznes në vitin 2005. Gjatë karrierës, ajo ka ndjekur edhe një sërë trajnimesh profesionale, të cilat kanë forcuar më tej njohuritë e saj në operacionet bankare, proceset e kreditimit dhe analizën financiare.

 

Besiana Lika

Menaxhere e Financës & Riskut

Besiana iu bashkua ADGF-së në vitin 2016 dhe është përgjegjëse për menaxhimin e financave dhe aspekteve të riskut të fondacionit. Gjithashtu, shërben si Sekretare e Bordit të Drejtorëve.
Ajo ka eksperiencë në fushën e financës, kontabilitetit, riskut dhe analizës së biznesit
Besiana u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë dhe Kontabilitet në vitin 2012 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2014, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Që prej diplomimit, njëkohësisht ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij fakulteti.

Stelina Shefqeti

Oficere Finance & Administrimi

Stelina iu bashkua ADGF-së në vitin 2021 dhe është përgjegjëse për aktivitetet fnanciare dhe administrative të fondacionit.
Stelina u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë në vitin 2020 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2022 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale të lidhura kryesisht me kontabiliten, analizën financiare dhe modelimin financiar.